Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen takohet sot në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama konfirmuan se do të marrin pjesë në këtë takim.
Në këtë drekë të ftuar janë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Bornaja Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç bëhet e ditur, në këtë takim do të diskutohen agjendat e reformave, të cilat janë parakushte për të nisur pagesat e para nga Plani i Rritjes.