Bullgari: Të paktën 46 të vdekur në autobusin që po shkonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut

Ndër të vdekurit ka edhe fëmijë. Autobusi udhëtonte nga Turqia në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Agjensia bullgare e lajmeve BTA njofton se të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë autobusi në Bullgari. Aksidenti ka ndodhur të martën pak pas mesnate në autostradën Struma rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, njofton BTA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Disa të plagosur u dërguan në një spital në Sofje.

Cani Travel


Shkaqet ende nuk dihen

Sipas informacioneve të deritanishme, autobusi kishte përplasur një parmakë mbrojtëse pak pas orës 2 të natës (03:00 CET) për arsye që ende nuk dihen dhe më pas u rrokullis. Sipas gjetjeve fillestare, numri i të mbijetuarve është kaq i vogël, por shkak se autobusi është përfshirë nga flakët. Është ende e paqartë nëse ai ka marrë flakë para aksidentit apo si pasojë e rrokullisjes.

Në autobus ndodheshin gjithsej rreth 50 pasagjerë dhe dy shoferë, raporton radioja shtetërore duke iu referuar policisë. Shumica e viktimave thuhet se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Sipas BTA, autobusi ishte i regjistruar në Shkup, kishte ardhur në Bullgari nga Turqia dhe ishte nisur për në Maqedoninë e Veriut. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shumica e të aksidentuarve shqiptarë?!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar se 45 viktima të aksidentit të sotëm tragjik në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat. Deri tani këto të dhëna nuk janë konfimuar nga ndonjë burim tjetër.