Qeveria gjermane miratoi dje Projektligjin për shërbimin ushtarak në Gjermani, të propozuar nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius .
Sipas këtij ligji, të gjithë djemtë pas shkollës së mesme, pra zakonisht të moshës18 vjeç, duhet të plotësojnë një një pyetësor në internet nga Bundesëehri lidhur me preferencat e tyre ndaj ushtrisë. Më pas do të bëhet rekrutimi i atyre që duan të shërbejnë në ushtrinë gjermane.
Meshujt janë të detyruar ta plotësojnë pyetësorin. Nëse nuk e bëjnë këtë edhe pasi iu kërkohet një gjë e tillë, ata përballen me gjobë.
Për femrat, pjesëmarrja është vullnetare.
Mirëpo, pas prishjes së djeshme të koalicionit qeverisës, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të ndodhë me këtë projektligj.