Çmimet në Shqipëri rriten më shumë se në BE

Në Europë inflacioni ka nisur të stabilizohet pas rritjes historikë që shkaktoi lufta në Ukrainë, por në Shqipëri po ndodh e kundërta, pasi çmimet po rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar problemet strukturore të ekonomisë vendase, sidomos sektorit të prodhimit.

Indeksi i Çmimeve të Harmonizuar, një metodologji e Eurostat tregoi se, inflacioni në Shqipëri gjatë muajit tetor ishte 4.7 për qind, shumë më i lartë se inflacioni mesatar në BE që për të njëjtin muaj që ishte 3.6 për qind. Gjithashtu treguesi rezultoi shumë i lartë se matjet kombëtare nga IÇK-ja që në tetor ishte 3.8%.

Cani Travel

Inflacioni në vendin tonë po krijohet nga faktorët e brendshëm dhe sidomos nga oferta e cunguar e prodhimeve bujqësore, e cila po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve, e cila është formuesi kryesor i inflacionit në vendin tonë.

(Monitor)