Daçiq: U vra Faton Hajrizi

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi se sot është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi. Fjala është për të arratisurin nga burgu, Faton Hajrizi. Ai është vrarë në afërsi të qytetit serb Lloznica.

Siç bëhet e ditur, ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes.

Cani Travel

Autoritetet në Serbi kanë thënë më parë se ishin duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb,  dhe plagosjen e një tjetri. 

Mediat serbe kanë publikuar edhe fotografinë e trupit të vrarë të Hajrizit.