Deti më i kalter në botë është në Shqipëri

Plazhi i Pasqyrave në Sarandë ka detin me ngjyrën më të kaltër në listën e 200 plazheve të botës, njoftojnë mediat e Shqipërisë. Vendi i dytë dhe i tretë i takojnë Greqisë: Paralia Mpouka, e cila është në Peloponez, dhe plazhi Kassiopi, në Korfuz.

Sipas një studimi të ri nga ekspertët e udhëtimit në CV Villas, Evropa është shtëpia e deteve më të kaltër në botë, duke mposhtur Bora Bora dhe Maldivet.

Cani Travel

Me shtatë vende në top 30 renditjen, plazhet e Greqisë janë “më të kaltrat”, marrë në përgjithësi. Është interesante se vetëm katër nga vendet e listuara janë jashtë Evropës. Spanja, përmendet në renditje pesë herë, Kroacia tri herë – duke përfshirë Zlatni Rat në Braç – dhe Mali i Zi dy herë.