Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze kërkojnë ndërhyrjen e SHBA-së dhe Presidentit Biden kundër Serbisë!

Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze kërkojnë ndërhyrjen e SHBA-së dhe Presidentit Biden kundër Serbisë!
Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze kërkojnë ndërhyrjen e SHBA-së dhe Presidentit Biden kundër Serbisë!

Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, asaj boshnjake dhe malazeze në Amerikë i kanë dërguar një letër përfaqësuesve të Kongresit dhe administratës së Presidentit Biden, në të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për veprimet e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Diasporat i bëjnë thirrje SHBA-së dhe Presidentit Biden për një angazhim më të madh të SHBA-së për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Organizatat dhe veprimtarët shqiptarë, boshnjakë dhe malazezë alarmojnë Uashingntonin për shkak të “militantizmit të qeverisë së Serbisë” ndaj Kosovës, por edhe ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Cani Travel

“Ne besojmë se kjo është një çështje shqetësuese për Shtetet e Bashkuara sepse rrezikon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me atë paqe në Evropë në tërësi”, thuhet në letër.

Në letër më tje thuhet se ngjarjet më shqetësuese ndodhën së fundmi në Kosovë, ku “ku tanket serbe, avionët luftarakë dhe automjetet e blinduara u vendosën në afërsi të kufirit me Kosovën”, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për target nga qeveria e Kosovës.

Pas vendosjes së kësaj mase, veriu u përfshi në tensione, pasi që serbët lokalë dhe Beogradi reaguan me zemërim. Protestuesit serbë vendosën barrikada në rrugë, duke bllokuar dy pikëkalime kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmërisë ushtarake. Forcat policore dhe ushtarake serbe u mobilizuan përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Në lidhje me Kosovën ne shohim se duhet një përfshirje më e madhe amerikane për ta ruajtur paqen dhe sigurinë e arritur në rajon. Kjo do të thotë përfshirje në procesin e dialogut që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo nënshkruesit thonë se „për rajonin më gjerë kërkon një ambicje më të madhe për anëtarësimin më të shpejtë sidomos të Kosovës dhe Bosnjes në NATO”.

Ambasadori i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq tha në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës se letra nuk përfaqëson domosdoshmërisht pozicionin e shumicës.

Ai është i „bindur se deri në fund të vitit do të kemi më shumë letra ndaj Kongresit me një numër shumë më të madh nënshkruesish që do të përqëndrohen në tema pozitive nga marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në përgjithësi bashkëpunimin në rajon”. Por Gjuriq nuk shpjegoi se çfarë letrash do të ketë.

Ndërsa Drilon Gashi, një nga nënshrkuesit e letrës, pohon se alarmi ndaj administratës dhe Presidentit amerikan vjen pas një sërë aktivitetesh të Serbisë, që kanë ngritur tesnionet në rajon.

Letra përmed si shembuj të përshkallëzimeve në Mal të Zi, tensionet që shoqëruan shugurimin e kreut të Kishës Ortodokse Serbe dhe përpjekjet e anëtarit serb të presidencës shtetërore të Bosnjës Milorad Dodik, aleat i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të bojkotuar institucionet shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës, pas imponimit të një ligji kundër mohimit të gjenocidit nga Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare.

“Veprimet e tyre janë më tepër për një krijim, të një botë serbe, një hapësire të përbashkët serbe që do të minonte drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës, atë të Mali të Zi dhe atë të Bosnjës. Kështuqë në fakt e kemi një shpërputhje mes asaj që deklaron Beogradi dhe si vepron politikisht në Ballkan, sidomos ndaj tre shteteve të komuniteteve të u bashkuan në këtë letër”, thotë Gashi.

Gjuriq i kundërshton pohimet se “Serbia dëshiron të paraqitet si një hegjemon potencial në rajon”.

“Serbia nuk është përgjegjëse për tensionet politike dhe keqkuptimet në rajon. Serbia me të vërtetë dëshiron të dalë nga rrjeti i konflikteve ndërshtetërore ose ndëretnike. Ky është interesi ynë jetik. Ne jemi ata që humbim më shumë nga ajo lloj retorike dhe ai lloj konflikti dhe konfrontimi politik. Ne duhet, dhe mendoj se Presidenti Vuçiq po punon me shumë kujdes, për të ruajtur stabilitetin politik dhe të përgjithshëm në rajon”, tha ai.

Përfaqësuesit e diasporave në letrën e tyre shprehin shqetësimin për prirje pro-ruse dhe pro-kineze të Serbisë dhe thonë se veprimet e Serbisë në Kosovë, përbëjnë një kthesë përfundimtare edhe nga pretendimi për dialog dhe negociata.

https://medium.com/@Balkans.Joint.Statement/open-letter-on-serbian-aggression-in-the-balkans-d66ee517232b

“Kjo dhe tregon se Serbia tani kërkon të përdorë forcën, ose të paktën kërcënimin me forcë, për të krijuar fakte të reja në terren. Ky është një kërcënim kategorik jo vetëm për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës, por, për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye paraqet një rrezik domethënës për interesat ekonomike dhe të sigurisë të SHBA dhe NATO -s në Evropën juglindore”, thuhet në letër.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë theksuar vazhdimisht nevojën për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Ishin bisedimet mes zyrtarëve të dy vendeve që e zgjidhën tensionin shkaktuar nga përplasjet për targat.

Nënshkruesit u bëjnë thirrje udhëheqësve të Kongresit dhe administratës Biden, që të ndërmarrë hapa për të hedhur poshtë përpjekjet e qeverisë së Serbisë për të shpërbërë paqen dhe sigurinë e rajonit.

“Beogradit duhet t’i dërgohet një sinjal i fortë se përdorimi i forcës nuk do të lejohet më kurrë për të diktuar natyrën dhe drejtimin e politikës së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letër.Mes organizatave nënshkruese të letrës janë Kongresi pan-shqiptaro-amerikan, Vatra dhe Fondacioni Lukaj.