Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi është shpallur për herë të katërt sportiste e vitit 2023 në Kosovë.
Çmimi është ndarë mbrëmë nga Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremoninë e “Laureatët e Vitit 2023”.
Ndërkaq, edhe xhudisti Akil Gjakova mori për herë të katërt çmimin e „Sportistit të Vitit“.
Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit” për të tetin vit me radhë, mjeshtri i madh i xhudos Driton Kuka, e morri çmimin e „Trajnerit të Vitit“.