Distria Krasniqi është xhudistja më e mirë në botë për kategorinë deri në 52 kilogramë. Kështu tregon renditja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, sipas së cilës xhudistja kosovare ka mbledhur 7275pikë. Pas saj është xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7010 pike dhe japonezja Uta Abe, me 6800 pikë.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por ka edhe një numër të madh medaljesh të tjera evropiane e botërore.