Kandidati i Republikanëve Donald Trump ka fituar deri tani në të paktën tri shtete të kontestuara, të ashtuquajturat Swing State, e në epërsi është edhe në të tjerat. Praktikisht ai është pothuajse president i ri i SHBA, pasi që Kamala Harris ka vetëm shansa teorike të bëjë ndonjë rikthesë.
Deri tani Trump ka fituar 247 vota të delegatëve, e për fitoren përfundimtare i duhen 270. Të gjitha vendvotimet janë mbyllur.