Donika Klenja mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në ” “Universitetin e Bristolit ” duke u graduar me diplomën “First Class”. Ajo ka marrë dhe çmimin “Lucy Brown Prize”. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet postdiplomike në fushën e mjekimit të kancerit.
Ajo arriti të fitojë pozitë për master në “Universitetin e Oxfordit”, pasi u intervistua nga akademikë me renome botërorë, duke përfshirë edhe Prof Sir Andrew John Pollard, shefi i kërkimeve shkencore për vaksinat. Pak muaj më vonë, ajo u zgjodh si një ndër shtatë kandidatët nga më shumë se 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur studimet e dokʈoraturës në “University of Dundee”. Ky është një prej instituteve më të vlerësuara në botë për kërkimet shkencore të kancerit.