Donjeta premton medalje

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku priti sot në zyrën e tij boksieren më të mirë kosovare, Donjeta Sadiku, e cila ia doli ditë më parë të kualifikohet për Olimpiadën 2024 që mbahet në Paris.

Me këtë rast, ministri Çeku postoi foton me Donjeta Sadiku në Facebook, ku ka shkruar:

Cani Travel

„Vajzat po dominojnë me suksese në sport. Donjetën e prita sot në kabinet pas sigurimit të normës olimpike për Paris 2024. Na premtoi medalje në Lojërat Olimpike. I uroj shumë suksese në Paris.“