Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku u kualifikua për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo fitoi dje në duelin kundër italianes Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë të turneut botëror kualifikues.
Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‚vizën‘ për Olimpiadën që mbahet këtë vit në Paris.
Në momentin e shpalljes së fitores, Sadiku ishte shumë e emocionuar, bëri shqiponjën me duar, duke thënë: „Jam krenare që jam shqiptare“.