Shoqata e femrës shqiptare „Dora d’Istria“ nga Dyseldorfi i Gjermanisë, e ka mbështetur dhe e mbështet protestën e datës 28.10.2021 në New Jork, të inicuar dhe kryesuar nga zonja Vasfije Krasniqi Goodman.
Zonja Ktrasniqi Goodman do të ngre zërin kundër atyre që kanë bërë krime dhe dhunime në Kosovë. Ajo thotë se pas kësaj proteste hapi tjetër do të jetë që OKB ta futë në listë Raportin e Kosovës, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare. Kërkon që OKB t’i bëjë presion Sebisë që ta pranojë fajin, të pranojë krimin e bërë , dhe të bashkëpunojë për ta çuar drejtësinë në vend, duke dënuar kriminelët e luftës.
Mosndëshkimi i krimeve të dhunës seksuale nga okupatori serb gjatë luftës 1998-1999 është shkelje e të gjitha të drejtave njerëzore.
Shoqata „Dora d’Istria“ i bashkangjitet me përkushtim protestës dhe apelon qe kriminelet të denohen. Ndërsa nga Serbia kërkon që para se të vazhdojë dialogu për marrëveshjen Kosovë- Serbi, të pranojë krimet e luftës, e sidomos dhunës ndaj femrave shqiptare dhe t’i denojë ato.