„Dritarja për investime të diasporës“ – një mundësi e madhe për mërgatën

Projekti “Dritarja për investime të diasporës”, i lansuar ditë më parë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë thënë se Kosova ka nevojë të madhe për investime, por që kanë bërë thirrje qeverisë që investitorëve të ju ofrohen gjitha kushtet e nevojshme për të ju lehtësuar investimin. 

Cani Travel

Drejtori i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Naim Dedushaj, ka thënë ky projekt është një mundësi e madhe për mërgatën dhe se shpreson qe Qeveria e vendit kësaj radhe të jetë serioze dhe të jetë afër atyre që të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë.

Sipas Dedushaj, mërgata ka shprehur interesim për të investuar në Kosovë qysh nga pas lufta, mirëpo një pjesë e tyre kanë pasur pengesa të mëdha në procedura dhe janë detyruar që të largohen.

“E pash këtë lansimin për diasporën dhe duhet të mirëpritet nga të gjithë ne shpresoj që mërgata shqiptare do ta mirëpres dhe shpresoj që Qeveria e Kosovës kësaj radhë do të jetë serioze, do të jetë afër atyre të cilët kanë shprehur gatishmërinë të investojnë në veçanti mërgata shqiptare. Mërgata shqiptare nuk ka filluar tani të shpreh interesimin për të investuar në Kosovë, por që nga pas lufta kanë shprehur gatishmërinë në këtë vend. Një pjesë e tyre është larguar sepse ka pasur shumë pengesa ka pasur keqkuptime…”, theksoi Dedushaj.

Ai konsideron se “është treni i fundit” që mërgata shqiptare e investitorët e tjerë që dëshirojnë të investojnë në Kosovë të respektohen e të ju ofrohen të gjitha kushtet nga qeveria.