Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave!

Megaylli i muzikës botërore, Dua Lipa ka mbajtur një fjalim shumë emocional dhe ka kërkuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

Në prani të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Dua Lipa shpjegoi historinë e saj dhe të familjes së saj, e cila është detyruar në vitet 1990-të të ikë nga Kosova.

Cani Travel

Dua Lipa është nderuar në me një Çmim të lartë nga Këshilli i Atlantikut. Pas marrjes së çmimin ajo tha se „Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret“, ndaj edhe „liberalizimi i vizave mund të ndodhë tani“.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, theksoi Dua, e fjalimi i saj u përshëndet me duartrokitje frenetike.

“Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë, në një mënyrë tjetër. Jemi vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe, si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, theksoi ylli i muzikës botërore.