Dua Lipa shënon rekord të ri me hitet e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon karrierën e saj të suksesshme, duke shënuar rekorde të reja në historinë e muzikës globale.

Ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme aktualisht në botë, e cila ka 3 këngë me nga 2 miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Cani Travel

Këtë lajm e ka bërë të ditur shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Dua shënoi këtë sukses me hitet e saj: “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.