Dy aktivistë shqiptarë – fitues të Çmimi mjedisor Goldman 2025

Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.

Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‚Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.

Cani Travel

Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit „Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e „Parkut Kombëtar“, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.

(DW)