Edhe një  fitore e Robin Krasniqit

LONDON, ENGLAND - APRIL 17: Robin Krasniqi poses during a media workout at the Stonebridge ABC Boxing Gym on April 17, 2013 in London, England. (Photo by Scott Heavey/Getty Images)

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në meçin e zhvilluar në Augsburg të Gjermanisë, Krasniqi  fitoi me pikë pas dhjetë raundesh.

Cani Travel

Për kosovarin ishte kjo fitorja e 54-të në karrierë. Ai ka fituar me nokaut në 20 duele dhe ka pasur shtatë humbje në karrierë në boksin profesionist.

37-vjeçari Robin Krasniqi ka paralajmëruar edhe disa meçe të tjera para përfundimit të karrierës.