Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu u vendos sot, pas dakordimit të negociatorëve të vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian. Heqja e vizave pritet të aplikohet më së voni nga viti 2024, njoftoi Parlamenti Evropian, bën të ditur Diaspora Today.
Mbajtësit e pasaportave kosovare mund të qëndrojnë në vendet e BE-së deri në 90 ditë pa vizë. I njëjti rregull do të zbatohet për të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra edhe për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi…
Marrëveshja për vizat duhet të konfirmohet edhe një herë nga Parlamenti dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së. Por pas vendimit të sotëm, konsiderohet si formalitet marrja e vendimit edhe në forumet e tjera.