Edhe një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave

Edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm ka bërë Kosova drejt liberalizimit përfundimtar të vizave. Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme i Parlamentit Evropian (LIBE), ka votuar ne leximin e dytë tekstin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nё vendimin e votuar rekomandohet qё teksti të miratohet nga Parlamenti Evropian pa ndryshime, në mënyrë që rregullorja të hyjë nё fuqi sa mё shpejtë qё ёshtё e mundur. Votimi nё komitetin LIBE i hapë rrugёn edhe votimit të fundit nё procedurën e marrjes së vendimit përfundimtar, që duhet të mbahet në seancën plenare tё Parlamentit Evropian. Pritet që ky vendim të merret me 18 prill. Pas kësaj seance duhet të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit tё vendimit nё mes tё tri institucioneve evropiane: Komisionit Evropian, Këshillit Evropin dhe Parlamentit Evropian. Më pas vendimi duhet të publikohet në Gazetёn Zyrtare dhe futet në fuqi.

Cani Travel

Sipas vendimit të miratuar sot në LIBE, shtetasit e Kosovës do të kenë mundësinë e lёvizjes pa viza paralelisht me funskionalizimin e sistemit evropian ETIAS, por jo më vonë se me 1 janar tё vitit 2024.