Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young People”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet dirigjenti, e ky është një nga disa çmimet që ky kor arrin t’i marrë nëpër festivale e gara të ndryshme duke përfaqësuar Kosovën.
Në këtë festival çdo vit marrin pjesë deri në 4000 muzikantë nga 100 vende të ndryshme të botës.