Edhe një sukses i Xhakës dhe ekipit të tij

Bayer Leverkusen fitoi dje Kupën e Gjermanisë, pasi triumfoi në finale kundër Kaiserslautern me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në ndeshjen e djeshme e shënoi futbollisti shqiptar, Granit Xhaka. Ishte kjo një super goditje e tij nga 30 metra.

Cani Travel

Xhaka ishte protagonisti kryesor i finales, kishte paraqitjen më të mirë në fushë, duke u vlerësuar si lojtarë i ndeshjes me notën 8.1.

Ky ishte trofeu i dytë për Xhakën në Gjermani me Leverkusenin, pasi më parë ekipi i tij fituoi edhe  titullin e kampionit në Bundesliga.