Edhe një vrasje masive në Serbi

Në Serbi ndodhi mbrëmbë (04.05.2023) edhe një vrasje masive. Nga të shtënat e një djali 21-vjeçar në Mlladenovac afër Beogradit, kanë mbetur të vrarë tetë persona, ndërsa 13 janë plagosur. Vrasësi i dyshuar është identifikuar si Urosh B. dhe ai gjendet në arrati. Siç bëhet e ditur, ai i ka qëlluar njerëzit me të shtëna nga një pushkë automatike nga një makinë në lëvizje.

Më shumë se 600 pjesëtarë të Ministrisë së Brendshmë të Serbisë po marrin pjesë në kërkimin e vrasësit. Të gjitha njësitë speciale të MPB-së janë në terren – pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), xhandarmëria, njësia e helikopterëve.

Cani Travel

Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq deklaroi se ky ishte një akt terrorist, por ende nuk foli për hollësitë e kësaj tragjedie.

Kjo është vrasja e dytë masive në 48 orët e fundit në Serbi. Para dy ditësh, më 03.05.2023, një djalë 13-vjeçar ka vrarë tetë fëmijë dhe një rojtar në shkollën fillore „Vladislav Ribnikar“ në Beograd.