Bayer Leverkusen, ku luan me shumë sukses mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, siguroi kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke triumfuar kundër Fortuna Düsseldorf me rezultat 4:0.
Pas kësaj fitore, Xhaka është shprehur i lumtur dhe ka lavdëruar skuadrën e tij, e cila, siç tha ai, di të luajë vetëm me 100 për qind të kapacitetit.