Ekipi nga Kosova Bad News Eagles shkëlqen edhe në Brazil

Ekipi kosovar Bad News Eagles e ka arritur edhe fitoren e dytë në turneun e sportit elektronik CS:GO që po mbahet në Brazil. Në ndeshjen e dytë, BNE ka triumfuar ndaj ekipit gjerman BIG, me rezultat 16-11. Në garën e tyre të parë, ata shkëlqyen me fitore kundër ekipit brazilian „00Nation“. Ekipit kosovar Bad News Eagles i duhet tani vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në fazën tjetër “Legends stage”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale ka uruar ekipin Bad News Eagles për fitoren e tyre në Brazil, dhe i uroi sukses ekipit shqiptar në ndeshjen e tyre të radhës.

Cani Travel