Ekonomia gjermane është në stagnim

Institutet më të rëndësishme ekonomike gjermane kanë ndryshuar parashikimet e tyre për rritjen ekonomike për këtë vit. Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të bjerë me 0.1 për qind në vitin 2024 dhe për këtë arsye, pritet një rënie për të dytin vit radhazi.

Në mars u parashikua një ‚mini-plus’ prej 0.1 për qind. Arsyet pse kjo nuk ndodhi kanë të bëjnë me ndryshimet strukturore në industri, vlerësojnë ekspertët ekonomik. Ata ndryshuan edhe parashikimet e tyre për vitin 2025, ku pritet të ketë një rritje ekonomike nga 0.8 për qind, megjithëse më parë ishte paralajmëruar një rritje nga 1.4 për qind.

Cani Travel