Ekonomia – problemi më i madh për gjermanët

Situata ekonomike është aktualisht problemi më i madh dhe më urgjent për gjermanët. Sipas anketës së fundit të ARD-DeutschlandTrend, qytetarët konsiderojnë se gjendja ekonomike është sot më e keqe se sa ka qenë në 15 vjetët e fundit.

Vetëm 16% e qytetarëve vlerësojnë situatën si të mirë, ndërsa një shumicë prej 83% e konsiderojnë atë më pak të mirë apo të keqe.

Cani Travel

Edhe parashikimet për të ardhmen ekonomike janë gjithashtu pesimiste: 15% besojnë se gjërat do të jenë më mirë pas një viti se sot.

Gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se do të mbetet pothuajse e njëjtë, kurse 35% mendojnë se do të jetë më keq brenda një viti se tani.