Këngëtarja e operave nga Kosova, sopranoja Elbenita Kajtazi, e cila tashmë arriti një sukses të madh në skenat gjermane, po prezantohet këto ditë në Operën e Cyrihut.
Elbanita performon në operën e njohur “Turandot” të kompozitorit italian, Giacommo Pucini. Ajo luan njërin ndër rolet kryesore, atë të skllaves me emrin Liu, që është roli i dytë kryesor i femrës në këtë operë, pas asaj të princeshës Turandot, që luhet nga Anna Pirozi.
“Sot ishte prova e veshjes së Turandot @operzuerich sa gëzim të këndosh në këtë sallë të bukur të operës këtu në Cyrih! Ne debutojmë më 30 qershor dhe shfaqjet e radhës janë më: 03, 6, 9, 12 korrik 2024”, ka shkruar Elbenita ditë më parë në një postim të saj në FB.