9-vjeçarja Elena Krasniqi që përfaqësoi Kosovën në Dubai në garat e matematikës. Për Gazetën10 ajo tregoi se në këtë garë ka zënë vendin e parë, por përgatitjet nuk ishin të lehta. E gjitha ka filluar me garat online dhe pastaj vazhdoi edhe me prezencën në Dubai dhe fitoren në garën e matematikës.
Prindërit e saj e kanë lejuar të marrë pjesë në këtë garë, sepse Elena tregon një përkushtim të madh në matematikë. Elena thotë se pjesëmarrja në këtë garë ishte një eksperiencë shumë e mirë për te, por që ka pasur shumë stres dhe emocione.
Edhe ky sukses tregon se shqiptarët kanë shumë talentë, por ato duhet të ndihmohen – së pari me përmirësimin e kushteve të mësimit në shkolla!