Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën.
Ajo e ka njoftuar për këtë në platformë X, duke e shoqëruar lajmin me disa foto gjatë takimit me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed. Ajo e falënderon Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
„Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë“, ka shkruar Presidentja Osmani në ‘X’.