Energjia elektrike në Gjermani – më e shtrenjta në Evropë

Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndon si konsumatorët ashtu edhe ekonominë e dobësuar. Politikanët po kërkojnë një zgjidhje.

Sipas Entit Federal të Statistikave të Gjermanisë, një familje me tre ose katër anëtarë ka paguar rreth 40 cent për kilovat-orë vitin e kaluar. Në Irlandë dhe Danimarkë ata paguan 37 cent, në Çeki, Belgjikë dhe Itali rreth 33 cent. Në Hungari dhe Bullgari, energjia elektrike subvencionohej nga shteti, kështu që konsumatorët paguanin vetëm dhjetë cent për kilovat/orë.

Cani Travel

Në Gjermani ka edhe subvencione, por për industrinë. Megjithatë, kompanitë që përdorin një sasi të madhe të energjisë elektrike ankohen gjithnjë e më shumë për kostot që ulin konkurrencën e tyre.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz propozoi Komisionit të Bashkimit Evropian që të autorizojë shtetet anëtare të BE-së për të vendosur subvencione për kompanitë që konsumojnë shumë energji ose prodhojnë bateri.

Demokristianët, të kryesuar nga kandidati për kancelar, Friedrich Mertz, kërkojnë që të përgjysmohen shpenzimet dhe taksat që rrisin çmimin e energjisë elektrike. Ai propozon të ulet taksa për konsumin e energjisë elektrike për kompanitë që varen nga konsumi intensiv. Por nuk është e qartë se si do të financohej e gjithë kjo.