Erdogani shpall „persona non grata“ ambasadorin gjerman, amerikan…

Preisdenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka kërkuar që të shpallen „persona non grata“ ambasadori gjerman në Ankara, ambasadori amerikan, francez dhe shumë të tjerë. Ai ka shpallur të padëshirueshëm në Turqi, të gjithë ata që janë angazhuar për lirimin e aktivistit për të drejtat e njeriut Osman Kavala.

Normalisht hapi tjetër pas shpalljes „persona non grata“, në diplomaci është largimi i një ambasadori nga vendi përkatës. Por ky vendim fillimisht duhet të konfirmohet edhe nga Ministria e Jashtme turke.

Cani Travel

Ambasadori gjerman, ambasadori amerikan dhe shumë diplomatë të tjerë kanë apeluar në fillim të kësaj jave për lirimin e aktivistit Kavala. Kjo ka zemëruar shumë qeverinë turke, ndaj Erdogan ka kërkuar prej Ministrisë së Jashtme që këta diplomatë të shpallen persona të padëshiruar në këtë vend.

Kavala është arrestuar para katër vitesh por deri tani nuk është denuar kurrë. Fillimisht ai është akuzuar për financimin e protestave kundër qeverisë në Gezi në vitin 2013. Në këtë proces ai është liruar nga këto akuza por pak më vonë është arrestuar prapë nën akuza për spiunim dhe deri më tani nuk është denuar. Në fund të nëntorit ai do të nxirret prapë para organeve.