ESC: Suedia fitoi, Shqipëria me paraqitje solide

Suedia është fituese e Eurovisionit 2023. Këngëtarja Loreen me këngën „Tattoo“ fitoi vendin e parë duke marrë 583 pikë nga të gjithë këngët konkuruese. Kjo ishte hera e shtatë që Suedia e fiton Eurovisionin, më shumë se çdo vend tjetër, dhe hera e dytë që këngëtarja Loreen fiton në këtë festival. Finlanda u rendit e dyta, kurse Izraeli i treti. Ndryshe Finlanda fitoi më së shumti vota nga publiku, por Suedia ishte dominuese në votimet e jurive profesionale.

Shqipëria dhe Albina me familje patën një paraqitje solide. Ajo u rendit në vendin e 22-të, duke fituar gjithsej 76 pikë nga votat e publikut dhe jurisë. Shqipëria u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Në votimet e publikut në Gjermani, përfaqësuesja e Shqipërisë ka zënë vendin e tretë me 8 pikë, që do të thotë se mërgimtarët në Gjermani kanë votuar me të madhe përfaqësuesen e tyre. Vendin e fundit prapë e zuri Gjermania.  

Cani Travel