I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron sot në Prishtinë, ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, Escobar theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Ai i hodhi poshtë pretendimet e presidentes Osmani se BE-ja po tregon mungesë të qasjes së barabartë në ndërmjetësimin e dialogut.
„Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes, pra nuk është përpjekje e njëanshme që vetëm Kosova t’i marrë ato vendimet e zorshme“, tha Escobar.
Emisari Amerikan Gabriel Escobar reagoi edhe ndaj deklaratës së sotme të Kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për t’ia regjistruar pronën Manastirin të Deçanit.
“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, tha Escobar.
Siç bëhet e ditur, Escobar do të takohet nesër me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.