Zvicra ka publikuar listën preliminare për Kampionatin Evropian të Futbollit që fillon në qershor.
Trajneri Murat Yakin ka ftuar 38 futbollistë për një kamp disaditor para fillimit të Evropianit.
Në listën preliminare bëjnë pjesë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare, në krye me dy yjet e njohura, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Përveç Xhakës dhe Shaqirit, në këtë listë jopërfundimtare janë ftuar edhe Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari dhe Andi Zeqiri.
Lista zyrtare e Zvicrës me 26 futbollistë për Euro 2024 do të publikohet më 7 qershor.