Euronews Albania: Franca kundërshtarja më e fortë për Kosovën në KiE

Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke konfirmuar dhe njëherë se pa asociacion nuk do të ketë ecje përpara në këtë proces.

Euronews Albania ka mësuar se kundërshtari më i fortë ka qenë Franca, e cila e ka bërë të qartë se pa u dërguar statuti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova nuk do të futet në agjendën e ministrave të BE.

Cani Travel

Përfaqësuesi i Francës madje u ka kujtuar zv. ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare që edhe pse Kosova e ka pranuar se do të zbatojë Asocacionin edhe në letrën dërguar Këshillit, ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, shkruan Euronews Albania.

Franca është mbështetur edhe nga Italia e Gjermania në këtë qëndrim, ndërsa Britania e Madhe edhe pse nuk e ka konsideruar Asosacionin si një kusht, ka konfirmuar se do t’i bashkohet qëndrimit të Quint-it.

Agjenda është lënë e hapur deri të martën e javës së ardhshme për t’i dhënë dhe pak kohë kryeministrit Kurti të marrë një vendim për Asociacionin. Sipas Euronews, afati është deri të premten.

Prej kohësh po diskutohet që Kosova mund të mos përfshihet fare në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 16-17 maj dhe kjo pas kërkesës publike që vetë liderët e Francës dhe Gjermanisë ia bënë kryeministrit Albin Kurti për hapa konkretë drejt themelimit të asociacionit.