Eurovision 2024: Mbahet mbrëmja e parë gjysmëfinale

Sonte mbahet mbrëmja e parë gjysmëfinale për spektaklin e famshëm muzikor „Eurovision 2024“, ku marrin pjesë artistët nga mbarë Evropa.

Eurovizioni i sivjetmë mbahet në Malmo të Suedisë me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj.

Cani Travel

Shqipëria do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2024, dhe do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”.

Përfaqësimi i Besës në këtë kompeticion ka zgjuar mjaft interesim dhe është vlerësuar pozitivisht.

“E kanë cilësuar si një performancë dinjitoze, Besën me një vokal shumë të mirë, me një mesazh shumë të bukur. Me provat që janë realizuar deri tani duket se gjithçka është përfekte”, thotë moderatori Andri Xhahu.

16 shtete do të zgjedhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, kur do t’u bashkohen 5 shteteve të përhershme finaliste.