Faeser: „Ata që nuk i respektojnë rregullat, duhet të largohen nga Gjermania“

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD), bëri të ditur dje se në vitin e kaluar është rritur shumë numri i krimeve në Gjermani, e veçanërisht numri i krimeve që i kanë kryer migrantët.

Në një intervistë për ARD, Faeser theksoi se kriminelët e huaj duhet të deportohen më shpejt nga Gjermania.

Cani Travel

Në të njëjtën kohë, integrimi më i mirë i migrantëve është veçanërisht i nevojshëm për të parandaluar krimet, tha ajo. “Nëse nuk i respektoni rregullat, duhet të largoheni”, theksoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë.

Kjo vlen veçanërisht për ata që aplikojnë për azil në Gjermani dhe më pas kryejnë krime. Kjo është arsyeja pse koalicioni ka miratuar një paketë të madhe legjislative që do të lehtësojë edhe dëbimet në të ardhmen, tha Faeser.