Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025.
Në një njoftim të publikuar nga vetë drejtoresha e QKRMT, Feride Rushiti, bëhet e ditur se nominimi është propozuar nga deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson.
“Jam thellësisht e lumtur dhe e nderuar se unë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) jemi nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025. Ky vendim për nominim, i propozuar nga deputeti i Parlamentit Suedez, z. Magnus Jacobsson, më mbush me emocione të papërshkrueshme dhe mirënjohje të thellë”, ka shkruar Jashari në Facebook.