Festivali më i madh i gastronomisë shqiptare në Berlin

Pas presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrit Edi Rama, pjesëmarrjen në festivalin më të madh deri tani të gastronomisë shqiptare jashtë vendeve tona të origjinës, që mbahet me 2 dhe 3 tetor në Berlin Halle, ka konflrmuar edhe ministri gjerman i Bujqësisë,Cem Özdemir. E në këtë festival pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti dhe shumë ekspertë të gastronomisė dhe fushave të tjera ekonomike. Një rast shumë i mirë edhe për njoftime, vendosjen e bashkëpunimeve, kontakteve…

Detajet i gjeni në këtë link: https://gagfestival.com/

Cani Travel

Arena Halle do të jetë vendi pra ku mbahet Global Albanian Gastronomy Festival.

Në një hapësirë prej 6700 m2 do të marrin pjesë:

• mbi 100 kompani,

• mbi 60 folës në panele të ndryshme

• mbi 30 kuzhinierë që do të gatuajnë në kuzhinën qendrore

• dhe darka Gala me meny dhe verëra shqiptare