Kapiteni i skuadrës italiane Atalanta futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti ishte ai që ngriti mbrëmë trofeun e UEFA Europa League.
Në finalen e zhvilluar mbrëmë në „Aviva Stadium“ të Dublinit, klubi italain ka triumfuar bindshëm kundër Bayer Leverkusen me rezultatin 3:0. Atalanta ka shkruar historinë , duke fituar për herë të parë një trofe evropian.
Finalja e mbrëmshme ishte shumë interesante për tifozët shqiptarë, sepse në fushë u përballën dy futbollistë shqiptarë – Berat Gjimshiti (Atalanta) dhe Granit Xhaka (Bayer Leverkusen). Tifozët e Bayerit ishin të zhgënjyer, por Atalanta fitoi bindshëm dhe me meritë.
Kjo fitore e shënon fundin e serisë pa humbje të Bayer Leverkusenit, të drejtuar nga trajneri Xabi Alonso. Por, ekipi i Granit Xhakës ka shanse të fitojë titullin e Kupës së Gjermanisë të shtunën, më 25 maj, në ndeshjen kundër Kaiserslautern.