Finlanda  vendi më i lumtur në botë, Kosova e 29-ta

Sipas raportit të fundit për lumturinë në botë të OKB-së, Finlanda është edhe më tutje vendi më i lumtur në botë.  Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi. Ndërsa Afganistani, renditet në fund të listës, duke u bërë kështu vendi më i palumtur në botë.

Në listën e 140 vendeve të botës, Kosova ndodhet në vendin e 29-të, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34-të. Ndërkaq, Shqipëria është në vendin e 87-të këtë vit, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës. 

Cani Travel

10 shtete të Europës janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, me Danimarkën në vendin e dytë dhe Islandën të tretën. Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

 Britania dhe ShBA-ja kanë rënë më poshtë në këtë listë. Britania ishte në vendin e 20-të, kurse SHBA-të, në vendin e 23-të. 

Edhe Gjermania nuk është më në grupin e 20 vendeve më të lumtura në botë, për herë të parë që nga publikimi i raportit më shumë se dhjetë vjet. Sivjet, Gjermania është renditur në vendin e 24-të.