Fisnikët së shpejti në Gjermani

„Albanian Sundowner“, që krijon një hapësirë të veçantë jashtë territoreve shqiptare, për të mbledhur njerëzit dhe për të festuar kulturën e pasur shqiptare, së shpejti do të organizojë një koncert të veçantë, me grupin shumë të njohur Fisnikët.

Qëllimi i prezantimeve të Albanian Sundowner është tejkalimi i paragjykimeve dhe krijimi i një atmosfere sa më të këndshme për të gjithë, përmes momenteve të paharrueshme të muzikës, kulturës dhe produkteve shqiptare, si dhe bisedave frymëzuese.

Cani Travel

Edhe në të ardhmen do të ketë performanca live të bendeve dhe solistëve shqiptarë, që kanë formuar ambientin kulturor shqiptar.

E do të fillohet me Fisnikët dhe hitet e tyre të paharruara: si „Ajo me mbyti“, „Zotria juaj“, „Ujku Plak“… me të cilët ata kanë ndikuar në formësimin e brezave të tëra të dashamirëve të muzikës dhe kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e muzikës shqiptare.

Koncerti mbahet ditën e enjte, 02.05.2024

Vendi: Kaarst (pranë Düsseldorf-it)

Hyrja: Nga ora 18:30

Fillimi i koncertit: Ora 20:00