Flamuri gjigant shqiptar shpaloset për Festat e Nëntorit

Një flamur gjigant prej 800 metrash katrorë është duke u përgatitur në Fier, njoftojnë mediat e Shqipërisë. Ai do të shpaloset gjatë 28 dhe 29 nëntorit. Flamuri do të jetë më i madhi i qepur ndonjëherë deri më tani.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, ka udhëhequr punën e qepjes së këtij flamuri monumental. Ai thekson rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve përtej festave, duke theksuar se ky flamur do të simbolizojë unitetin e shqiptarëve nga të gjitha trevat.

Cani Travel

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë të bashkuar dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, jo vetëm për ditën e flamurit dhe një orë në stadium, thotë Kristaq Ziu. Ai shton se punën më të madhe në krijimin e flamurit e ka bërë rrobaqepësi më i mirë i Fierit, Artur Latja, që është i përkushtuar dhe shumë patriot.