Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet nje meç shumë interesant.
Marku dhe Kongo patën një konfrontim të ashpër në një konferencë shtypi në gusht të vitit të kaluar.
Boksieri shqiptar në boksin profesionist ka 13 fitore – prej tyre tetë me “nokaut” – dhe një barazim.
Ndërsa, Chris Kongo ka 14 fitore e dy humbje në boksin profesionist.