Prodhuesi amerikan i makinave, Ford do të shkurtojë deri në vitin 2027 rreth 4000 vende pune në Evropë. Vetëm në Gjermani 2.900 punëtorë do të humbin vendin e tyre të punës.
Pjesa më e madhe vendeve të punës do të shkurtohen në fabrikën e Këlnit.
Koncerni e argumenton vendimin me gjendjen e rëndë në industrinë e automobilave në Evropë, rënien e kërkesës në treg, kosto të arta në procesin e tranzicionit tek prodhimi i automobilëve elektrikë, konkurrencën e fortë dhe rregullave të shumta buroktratike.