Fotot e para zyrtare të kombëtares shqiptare për Euro 2024

Kombëtarja shqiptare gjendet momentalisht në Austri, ku bën përgatitje për Kampionatin e Futbollit Euro 2024.

Siç bëhet e ditur, tërë grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Cani Travel

Kuqezinjtë kanë realizuar dje edhe fotot zyrtare para finaleve të Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare, edhe këtë herë do të vishet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve dhe ka realizuar një set veshjesh speciale për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.