Francë: Arrestohet themeluesi i rrjetit Telegram, Pavel Durov

Themeluesi dhe CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram, Pavel Durov u arrestua mbrëmë kur zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Le Bourget në Paris. Mediat shkruajnë se policët arrestuan miliarderin franko-rus teksa po dilte nga avioni i tij pas mbërritjes nga Azerbajxhani

Durov akuzohet se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimet për krimet që lidhin Telegram me terrorizmin, drogën, mashtrimin, pastrimin e parave dhe përmbajtjen e krimeve kundër fëmijëve.

Cani Travel

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës.

Rasti Durov mund të ngjallë vëmendjen ndërkombëtare dhe të rrisë presionin ndaj vendeve të tjera evropiane për të goditur aktivitetet kriminale dhe terrorizmin që supozohet se “lehtësohet” përmes Telegram.