Partia franceze e së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, në krye me Marie Le Pen dhe aleatët e saj kanë fituar numrin më të madhe të votave në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë. Ata fituan 34 për qind të votave.
Aleanca majtiste, Fronti i Ri Popullor, doli e dyta me 28 për qind, ndërsa koalicioni “Së Bashku” i presidentit Emmanuel Macron fitoi 22 për qind.
Kjo është hera e parë që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen ka fituar më shumë se 20 për qind të votave në zgjedhje parlamentare në Francë.
Sipas parashikimeve fillestare, populistët e djathtë të Marie Le Pen dhe aleatët e tyre mund të bëhen forca më e fortë në dhomën e ulët me 230 deri në 280 deputetë. Por ndoshta ata nuk do ta arrijnë shumicën absolute prej 289 deputetë.
Megjithatë, rezultatet përfundimtare dhe përbërja e saktë e Kuvendit me 577 ulëse nuk janë ende të qarta dhe gjasat që Tubimi Kombëtar ta fitojë pushtetin do të varen nga marrëveshjet politike të rivalëve të tij gjatë ditëve të ardhshme, para raundit të dytë të zgjedhjeve.